Aktualitet

Ngjarja dramatike në Itali, Ambasadorja Bitri: Nuk ka shqiptarë të lënduar!

Ambasadorja e Shqipërisë në Romë, Anila Bitri tha se ka ndjekur me shqetësim ngjarjen dramatike në rajonin e Ligurias. Ajo tha se nuk ka shqiptarë të lënduar, pavarësisht se ka shumë prej tyre që jetojnë në këtë rajon. Bitri u shpreh se konsulli shqiptar i nderit në Liguria është në dispozicion për çdo ndihmë.