8 persona u ekzekutuan në Resulaj të Vlorës pasditen e sotme, ku një 24-vjeçar për motive ende të paqarta ka qëlluar ndaj tyre. Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie. Blutë e Vlorës kërkojnë ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa më shpejt të vendndodhjes së autorit të krimit, duke i ftuar të telefonojnë në numrin 069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.