Në Xhenova, shkon në 37 numri i viktimave, mes tyre dy shqiptarë. Marjus Djerri, 22-vjeç nga Shijaku dhe Eduard Bokrina udhëtonin në të njëjtin furgon përgjatë urës së shembur dje. Ata gjendeshin në automjetin e një kompanie pastrimi ku ishin të punësuar. Ndërkaq, ekipet e kërkim shpëtimit janë në luftë me kohën për të gjetur të mbijetuar nën gërmadha. Mes 16 të lënduarve, 12 rezultojnë në gjendje kritike.