Një shtetas u paraqit sot i dëmtuar në Spitalin Rajonal të Vlorës. Raportohet se ka një plagë në pjesën e krahut e sipas burimeve spitalore, plaga i është shkaktuar nga një goditje me kaçavidë.
I plagosuri ka marrë ndihmën në spital dhe pritet që të shkojë për kallëzim në komisariatin e Vlorës.
Nga informacionet e para mësohet se dy të rinj janë konfliktuar mes tyre në lagjen “29 Nëntori” të qytetit bregdetar jugor e njëri prej tyre nxori kaçavidën dhe goditi në krah personin tjetër. Policia u vu në kërkim të autorit të dyshuar.