Nëse këpucët janë shoqet më të mira të një vajze, mund të thuhet pa frikë se Kylie Jenner mund të jetë vajza me më shumë shoqe në botë. Kylie postoi në Instagram Story disa foto dhe video, për t’i dhënë më shumë se 321 milionë ndjekësve të saj në Instagram, një paraqitje të shkurtër të asaj që është me siguri vetëm një pjesë e koleksionit të saj të madh të këpucëve.
24-vjeçarja fokusoi kamerën mbi tri rreshta të gjatë këpucësh të koordinuara me ngjyra. Shumica e këpucëve ishin rozë, çdo nuancë që mund të imagjinohet, por koleksioni përmbante gjithashtu të zeza, të kaltra, vjollcë, të gjelbra, portokalli, të kuqe dhe me nuanca neutrale.



Këpucët kishin etiketa të stilistëve mjaft të njohur, duke përfshirë këtu Christian Louboutin, Valentino, Dolce & Gabbana dhe Jacquemus. Video prej gjashtë sekondash e Jenner përmbante të paktën 40 palë këpucë të shtrenjta dhe me një kosto mesatare prej 1000 dollarë për një palë këpucë, ajo që shihej mund të vlente afërsisht rreth 40 mijë dollarë.
Më herët Kylie Jenner u dha fansave një paraqitje të shkurtër të shtatzënisë së saj në një video 10-minutëshe në YouTube të titulluar “To Our Son”, (djalit tonë). Jenner dhe i dashuri i saj, reperi Travis Scott mirëpritën fëmijën e tyre të dytë më 2 shkurt 2022.
Në videon e publikuar të hënën, 24-vjeçarja zbuloi se kishte pasur një ‘baby shower’ me temë gjirafe dhe ndau pak nga dhoma me ngjyra neutrale e bebes. Por në një det ngjyrash dhe libra për fëmijë, ranë në sy arushi prej pellushi Louis Vuitton me vlerë rreth tetë mijë euro dhe koleksioni mbresëlënës i atleteve të djalit të vogël të Kylie-t.
Ariu i rrallë është i printuar me dizenjon klasike të markës Louis Vuitton dhe nuk gjendet më në dyqane. Fillimisht i lançuar gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj të vjeshtës 2004 të Louis Vuitton, që nga ajo kohë është rritur në vlerë dhe konsiderohet si një artikull koleksioni dhe është aktualisht i listuar për një çmim marramendës prej 20,550 dollarësh në ‘Farfetch’.
Kylie Jenner dhe Travis Scott po kthehen edhe njëherë pas në listën e gjatë të emrave të fëmiljëve që mund të kishin përgatitur pa lindur ende djali i tyre. Modelja bukuroshe është shprehur se do të ndryshojnë emrin e djalit të tyre të porsalindur nga Wolf.