‘Bubble Ponytail’, është pikërisht ky emër që qarkullon gjithandej nëpër rrjetet sociale. Dhe nëse nuk e dini çfarë është, ne ju themi se është modeli më stil i momentit i flokëve. Kudo, trend-i më i ri është pikërisht ky model flokësh, i cili jo vetëm është i thjeshtë, por njëkohësisht edhe i bukur për çdo lloj floku.
Rikujtojmë, se nëse i prisni flokët shumë shpesh, kjo mund t’ju parandalojë që t’i rrisni ato. Nëse i shkurtoni shumë rrallë flokët tuaj ato mund të kthehen në kashtë. Por sa shpesh është “shpesh” dhe sa rrallë është “e rrallë”? Për të ruajtur një pamje të shkëlqyeshme, ja se sa shpesh duhet të bëni një prerje flokësh në varësi të strukturës së flokëve tuaj.
Ndërkaq, ne e dimë se stili më i mirë i flokëve është ai që është i lehtë për t’u rikrijuar. Modeli “Bubble Ponytail” është aplikuar edhe më herët, por kohët e fundit, të gjithë njerëzit në #hairtok duket se e kanë rizbuluar stilin për ta bërë atë modelin më të praktikueshëm për sezonin e ngrohtë të pranverës.

Arsyeja pse njerëzit e duan kaq shumë këtë stil nuk është vetëm sepse është i lehtë për t’u realizuar, por është gjithashtu diçka që funksionon në një larmi natyrash të flokëve, pavarësisht nga gjatësia. Stilisti i flokëve, Daniel Koye në New Jersey tha se:
Sekreti për të përfituar një ‘bubble’ të vërtetë është te spërkatja e flokëve me pak llak ose me produkte të tjera që shtojnë volumin.
https://www.instagram.com/p/CMkXMJOh26K/
Nëse keni menduar se i keni parë të gjitha trend-et e reja të flokëve, mendohu përsëri sepse ne tani do ju prezantojmë modelin më të ri i cili ka fiksuar të gjithë.
Është një formë unike për të lyer flokët në mënyrë që të duket si rrobat “tie-dye”, me vija dhe forma asimetrike. Nëse mendonit se pamjet eksperimentale kishin përfunduar kjo lyerje e flokëve ju vërteton të kundërtën.
Me ardhjen e pranverës vjen edhe dëshira për të bërë disa ndryshime rreth pamjes, dhe kjo ndodh më së shumti me vajzat. Duke qenë se pandemia na ka kufizuar disi me vajtjen në palestër dhe përkushtimit ndaj formave trupore, asgjë nuk na ndalon që të paktën t’i vëmë ‘flakën’ flokëve.