Aktualitet

Nyja e Milotit e hapur për qarkullimin e automjeteve

Nyja e Milotit tashmë është hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen gjatë sezonit turistik. Kalimi bëhet me sinjalistikë provizore, ndërsa vazhdon investimi për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të veprës. Punimet për investimin 1.6 miliard lekë, nisën rreth 1 muaj më parë dhe përfundimisht pritet të mbyllen brenda 15 muajve.