Mesa duket duhej një emision si #thuajemepepsi për të zbuluar disa detaje të fshehta rreth vip-ave shqiptarë.
Në një lidhje telefonike me Isli Islamin, moderatori ka treguar rreth eksperiencës dhe emocioneve që po përjeton momentalisht në Prifest (Prishtina International Film Festival).
Ndër të tjera ai është pyetur në formë humori nëse po përjeton ndonjë shkëndijë romantike me aktoren e famshme Olta Gixhari, kjo pasi gjatë festivalit të filmit ata po qëndrojnë në të njejtin hotel.
Me keqardhje, moderatori i “Wake Up” ka treguar se kjo gjë jo vetëm që nuk është e vërtetë por përkundrazi, ai nuk po përjeton ndonjë shkëndijë të asnjë lloji apo forme sepse në hollin e dhomës së tij nuk kalon asnjë vip apo vajzë seksi.
Ai ka treguar se ajo që po e shijon në maksimum këtë eksperiencë është mikja e tij Olta Gixhari e cila ndodhet në të njëjtën suitë me skenaristen e famshme të filmit “The Danish Girl”, Lucinda Coxon. Edhe pse me dhoma të ndara, Olta me siguri ka patur shansin të njohë një prej skenaristeve më të famshme të kinematografisë botërore.