Në këtë puntatë të #thuajemepepsi nëpërmjet një lidhjeje telefonike, aktorja Olta Gixhari ka treguar për eksperiencën e saj si pjestare e jurisë në Prifest (Prishtina International Film Festival).
Aktorja është shprehur se veç punës së lodhshme dhe impenjimit si gjyqtare ajo çfarë ka rezultuar pozitive në këtë eveniment është njohja dhe krijimi i kontakteve me personazhe të famshme të industrisë botërore të filmit.
Ajo pati fatin të jetë në të njejtën juri me skenaristen e famshme të filmit “The Danish Girl”, Lucinda Coxon. Puna në Prifest i ka bërë të jenë të ‘dënuara’ me pranë njëra-tjetrës e të krijojnë miqësi ku Lucinda i ka premtuar Oltës se do t’i dërgojë skenare për teatër të cilat ajo do të mund t’i përkthejë e më pas t’i luajë në Tiranë apo Prishtinë.
Olta gjthashtu ka shprehur indinjatën e saj ndaj portaleve online, lajmet e të cilëve, sipas saj, kanë diskutuar gjithçka veç punës së saj në Prifest. Aktorja ka thënë se ndihet e prekur ndaj titujve denigrues e skandalozë që shfaqen në portale mbi të, ndërkohë që ajo që duhet të jetë në qendër të vëmendjes është vetëm puna dhe angazhimi në Prifest.