Ekipet e Task Forcës së Drejtorisë Rajonale së OSHEE-së në Shkodër shkarkuan një punonjës në Lezhë që faturonte me 340 lekë në muaj energjinë për një hotel në Shëngjin. Matësi ishte manipuluar duke shkaktuar një dëm në vlerë miliona lekë. Ndërkaq, hotelit iu ndërpre energjia elektrike. Në një tjetër rast u prangos kryeplaku i fshatit Malgush, pasi kishte ndërhyrë në matës, duke vjedhur energji elektrike. Debia e krijuar prej tij llogaritet në rreth 6 milionë lekë.