Aktualitet

Parashikimi i motit, e martë 14 prill 2026!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti karakterizohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, që hera-herës bëhen deri të dendura, më të theksuara në zonat kodrinore e malore.

Vranësirat e dendura shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, veçanërisht në relievet malore gjatë orëve të mesditës e të pasdites.

Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në disa momente, përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s, duke sjellë edhe valëzim në det me forcë 2 deri në 5 ballë.

Temperaturat variojnë 8-29 gradë Celsius.