Politikë

PD, Bardhi: Bego fitoi tendera në kundërshtim me ligjin

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një dalje për mediat  deklaroi se biznesmeni Edmond Bego ka fituar tendera në kundërshtim me ligjin. Ai kërkoi që prokuroria të nisë procedim pasuror ndaj tij. Gjithashtu bëri thirrje dhe për hetimin e socialistit Taulant Balla dhe verifikimin nëse ka ndërmjetësuar për miliona eurot e përfituara sipas tij nga Bego në kundërshtim me ligjin.