PD pritet të depozitojë sot në SPAK kallëzimin penal për shembjen e Teatrit Kombëtar. Demokratët pretendojnë se janë të paktën 9 vepra penale që janë konsumuar me vendimin për prishjen e godinës. Akuzat nisin nga shkatërrimi i pronës, te shpërdorimi i detyrës apo korrupsioni. Në kallëzim janë përfshirë edhe emra zyrtarësh të lartë që nga Kryeministri Rama, Erion Veliaj dhe zinxhiri vendimmarrës për prishjen e teatrit.