Politikë

PD vijon akuzat për Begon: Përpos Ballës i përfshirë edhe Gjiknuri

Partia Demokratike vijoi akuzat ndaj qeverisë socialiste për favorizim në tendera dhe leje minerare të biznesmenit Edmond Bego. Deputeti Ervin Salianji tha se përpos Ballës, Begon e ka favorizuar edhe ministri Damian Gjiknuri. Ai akuzoi Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës se ka firmosur leje minerare për biznesmenin e dënuar për trafik droge, ndërsa prokuroria nuk po heton.