Showbiz

Performanca e veçantë e Billie Eilish në “Oscars 2020”

Billie Eilish është artistja që ka thyer mjaft rekorde sidomos për arritjet e mëdha në një moshë kaq të re.

Ajo është këngëtarja e parë më e re në moshë që performon në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars” dhe interpretimi i saj u vlerësua nga të gjithë.

Performanca e Billie, “In Memoriam” shkroi për të gjithë yjet e industrisë së filmit, muzikës, artit e sportit të cilët humbën jetën përgjatë vitit të lamë pas.

Teksa Billie këndonte në ekranin e madh u shfaqën të gjitha figurat e shquara të cilët nuk jetojnë më duke përfshirë ata të cilët u shuan vetëm pak ditë më parë, Kobe Bryant dhe Kirk Douglas.