Aktualitet

Përplasja me gazetarët më 16 maj, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun!

Policia e Tiranës i referoi Prokurorisë së Posaçme materialet mbi kallëzimin ndaj demokratëve Edi Paloka e Klevis Balliu për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës. Ky procedim pason incidentin në protestën e para dy ditëve, ku Paloka dhe Balliu u përplasën me gazetarët. Dosja iu përcoll SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Në njoftimin e Policisë, thuhet:

U referuan materialet në SPAK për shtetasit E.P dhe K.B., pasi ka kallëzuar shtetasja B.D.,  gazetare, se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës. Veprimet paraprake janë kryer nga Komisariati nr. 3, që ka nën administrim zonal edhe sheshin ku u zhvillua protesta e PD-së.

Protesta u zhvillua në ditën e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë që bëri bashkë liderë europianë.