Kanë nisur përplaset e para mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Gazetaret e Top Channel që ndodhen në terren, Elda Menga dhe Dorjana Bezat, raportojnë se drejt kordonit të policisë janë hedhur gurë dhe molotovë.
Protestuesit dhe deputetët e PD kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë për të vijuar marshimin drejt ambienteve të Policisë së Shtetit.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Policia është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës duke i shpërndarë ata.
Përditësim…
Një qytetar ka humbur ndjenjat për shkak të gazit lotsjellës.
Gazin lotsjellës e hodhi policia në drejtim të protestuesve pasi nisi përplasja fizike mes tyre.
Nga marshimi i kryeministrisë drejt godinës së Policisë së Shtetit u hodhën disa molotovë drejt koshave të mbeturinave, të cilat morën flakë.