Pezullohet nga detyra shefi i Policisë në burgun e Fushë-Krujës. Tofik Sinanin, u pezullua pasi një i dënuar tentoi vetëvrasjen. Mësohet se një i burgosur tentoi të vetëvritej, ndërkohë që familjarët bënë ankesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Ka qenë avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ajo që ka kërkuar nisjen e hetimeve për rastin në fjalë, ndërkohë që në ambientet e vuajtjes së dënimit u dërguan edhe inspektorë.