Aktualitet

Plagosje me thikë në Elbasan, arrestohet një 29-vjeçar!

Në Elbasan, një konflikt i çastit që përfundoi me plagosjen e një 67-vjeçari, u zbardh në kohë rekord nga policia. Uniformat blu vunë në pranga një 29-vjeçar, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes tyre. Në njoftimin policor zyrtar, thuhet:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në lagjen “Shënkoll’, shkuan në adresën e dhënë dhe ndërhynë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin Xh.S., 29 vjeç. Ky shtetas dyshohet se dje, në lagjen “Shënkoll”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. A., 67 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë).

Po ashtu, bëhet me dije se i dëmtuari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Mbi 29-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.