Aktualitet

Pranga 5 shoferëve në autostradën Tiranë-Durrës

Në kuadër të masave për forcimin e sigurisë në rrugë, orët e fundit, 5 drejtues makinash u arrestuan në autostradën Tiranë-Durrës: 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për mospajisje me patentë. Gjithashtu, u pezulluan 10 leje drejtimi për drejtues që ishin në timon nën ndikimin e alko’olit. U tërhoqën dhe 12 patenta për shpejtësi tej normave të lejuara, matur me radar në rrugën Interurbane kryesore Tiranë-Durrës. Ndërkaq, 7 persona u proceduan për xhamat e errët të mjeteve.