Ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu dhe një rritje e temperaturave në sipërfaqen e Tokës do të bashkojnë forcat për të sjellë ditë jashtëzakonisht të nxehta në 5 vitet e ardhshme. Në këtë përfundim del një studim i Universitetit Brest në Francë, i publikuar në revistën “Nejçër Komjunikejshëns”. Ndërkaq, nxehja e oqeaneve rrit mundësinë e krijimit të uraganëve e të tajfunëve.