Aktualitet

Protesta e opozitës, ministri Lamallari përgëzon Policinë për reagim profesional!

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, përgëzoi efektivët e Policisë për reagimin gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës.

Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.

Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.

Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi gjithashtu:

Përdorimi i flamurit kombëtar për të lajmëruar hedhjen e molotovëve është vula e turpit të një njeriu që e ka tradhtuar gjithmonë vendin e vet.