Aktualitet Politikë

PS zbulon emrat, ja kush janë kandidatët që garojnë për 6 bashkitë në zgjedhje të pjesshme!

Florenc Doka do të jetë kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë e Cërrikut.

Emri i Dokës u konfirmua nga Arbjan Mazniku, i cili tha se ky kandidat do të sigurojë vazhdimësinë e punëve të kryera nga PS në Cërrik.

“Florenc Doka është jurist me eksperiencë administrative, ka punuar në bashkinë e cërrikut dhe ka qëndruar pranë qytetit. Në këtë mënyrë sigurojmë vijimësinë e punëve të mira që janë bërë në atë bashki”, u shpreh ai.

Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi ka njoftuar se Altin Bojni do të jetë kandidati i PS në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në bashkinë e Matit.

Në Vlorë u caktua Brunlida Mersini!

Në  kushtet e krijimit të beftë të vakancës në bashkinë e Vlorës, menduam të kishim një kandidat për këtë pjesë të mandatit. Kandidati që I plotëson Brunilda Mersini kandidate për bashkinë e Vlorës, ish-deputete, u shpreh Bledi Çuçi!

Altin Bojni, kandidat i PS për Bashkinë e Matit

Ervin Ceca, kandidat i PS për Bashkinë Berat

Brunilda Mersini, kandidat i PS për Bashkinë Vlorë

Florenc Toka, kandidat i PS për Bashkinë Cërrik

Gramoz Sako, kandidat i PS për Bashkinë Tepelenë