Aktualitet

Punime në kabina, disa zona të Tiranës, pa energji

Punimet në kabina, sjellin ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës, si masë sigurie.  Sipas Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së, deri në orën 14:00, kufizimet prekin rrugët “Zef Jubani”, “Margarita Tutulani”, “Gjin Kuqali”, “Sulejman Delvina”, “Dalip Zavalani”, “Petro Nini Luarasi”. Po ashtu, stakime të pjesshme ka dhe në Shëngjergj e Kamëz.