Kreu i qeverisë Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein.
“I nderuar të mikprisja sot me një kënaqësi të veçantë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama teksa ka ndarë foto nga takimi.
Për nder të mbretit të Jordanisë, kryeministri Edi Rama qëndroi në Tiranë paraditen e të premtes, duke mos u përfshirë në fushatën zgjedhore.
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, vizitoi sot vendin tonë, pas ftesës së Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Rritja e dialogut politik dhe bashkëpunimi ekonomik e tregtar ishte në fokus të takimit mes dy liderëve, sikurse thuhet në njoftim për shtyp të Presidencës.
“Abdullah II shprehu vullnetin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin, u diskutua rritja e shkëmbimeve tregtare dhe e investimeve jordaneze në Shqipëri”, tha Begaj pas takimit.