Aktualitet

Rama: Tragjedia e Genovës ka thyer zemrën e Shqipërisë

Kryeministri Rama iu shpreh ngushëllime familjarëve të dy shqiptarëve që gjetën vdekjen në Xhenova. “Të gjithë u jemi pranë familjeve të Marijusit e Admirit dhe ndjekim situatën orë pas ore, me dhimbjen e keqardhjen e madhe për burrat, gratë, fëmijët që humbën jetën në skenën apokaliptike të Genovas”, – shkruan Rama. Ndërkaq, në mesazhin dërguar homologut Conte, shefi i Qeverisë nënvizon se  “Tragjedia e Genovës ka thyer zemrën e Shqipërisë. Po ndjekim me drithërimë orë pas ore bilancin shkatërrues të jetëve të humbura e përpjekjet e forcave të shpëtimit. Në mesin e rrënojave kishte dhe dy shqiptarë që banonin në Itali, por për ne ishin të gjithë vëllezër e motra”.