Aktualitet

Raporti i CIA për Shqipërinë, Ministria e Brendshme: I pasaktë!

Ministria e Brendshme sqaron se publikimi i një raporti të ri të CIA-s mbi situatën e sigurisë në Shqipëri, është i pasaktë dhe keq-orientues për publikun. Ministria thotë se nuk ka ndonjë raport specifik të kësaj organizate të publikuar në ditët e fundit në lidhje me situatën në Shqipëri. Në raportin e dalë në media Shqipëria theksohet si vend tranzit për kontrabandën e narkotikëve, armëve dhe emigrantëve.