Disa pjesë të segmentit rrugor që lidh Mirditën me Fushë Arrëzin kanë pasur rrëshqitje të dherave si pasojë e reshjeve të shiut që ranë gjatë ditës së sotme. Rrëshqitjet e dherave kanë çuar në bllokimin e aksit Mirëditë-Fushë Arrëz. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se aksi është bllokuar plotësisht në fshatin Gjegjan. Në vendngjarje janë dërguar dy fadroma dhe një grup ekspertësh vlerësimi.