Live From Tirana

Rikthimi i Eglit në BBV, Ledia Fazlli: “Do që të ngrejë Rozanën, jo Gjestin!”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ledia Fazlli, për të folur mbi “Big Brother VIP 4”. Si i komenton ajo banorët e këtij edicioni dhe lojën e tyre?

Si të duket ky rikthimi i Eglit në shtëpi?

Rikthimi i Eglit më duket sikur ka sjellë shumë zhurmë. Është bërë akoma më dinamike nga sa ka qenë. Nëse do ishte për mendimin tim, mendoj se ishte shumë e gabuar rihyrja e Eglit. Ka trazuar shumë ujërat, jo se nuk ka pasur më përpara. Nga Egli ka qenë një koherencë e vazhdueshme, por vetëm me Rozanën, me Gjestin jo. Kur doli, iku me ato debatet me Rozanën dhe kur rihyri erdhi edhe më e agravuar situata. Kurse me Gjestin ka pasur tjetër strategji. 

A i beson asaj që thotë Gjesti, që ajo ka hyrë për ta nxjerrë atë keq?

Ajo ka hyrë me strategjinë që do të rregullojë imazhin dhe të tregojë imazhin e Eglit që ka hyrë atje në fillim, dhe jo ajo që ishte kur doli. Por unë mendoj që është një lloj tjetër strategjie… Më duket se deri diku po ia zbeh pak lojën Gjestit. Por është për t’u parë se ndoshta nuk është ky ‘targeti’ që ajo ka. Unë mendoj që do të ngrejë më shumë Rozanën se sa Gjestin. Sepse Rozana dhe Gjesti mendoj se janë dy finalistët, dyshja e fundit. Ajo ka hyrë me shumë informacion nga jashtë.