Sot në orën 11:00 zhvillon punimet Këshilli Politik i cili do të diskutojë mbi kërkesën e Opozitës Parlamentare për listat e hapura në zgjedhje dhe heqjen e përcaktimit ligjor nga Kushtetuta për koalicionet parazgjedhore. Propozimin për të rimbledhur Këshillin Politik e bëri Presidenti Meta. Menjëherë mazhoranca socialiste reagoi duke njoftuar se në takim do të marrë pjesë edhe vetë Kryeministri Rama. Ndërsa PD përfaqësohet në nivel politik nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Dublim përfaqësimi ka në tryezë edhe opozita parlamentare që përveç Rudina Hajdarit do të përfaqësohet edhe nga Myslim Murrizi.