Ministri izraelit i Mbrojtjes , Israel Katz, ka lëshuar kërcënime të reja kundër Iranit, duke paralajmëruar se do të pasojnë sulme të reja nga forcat izraelite dhe duke theksuar se “Teherani do të bëhet Bejrut”.
Më herët gjatë ditës së sotme, ushtria izraelite i paralajmëroi banorët iranianë të evakuohen nga zonat pranë objekteve të prodhimit të armëve dhe reaktorëve bërthamorë.
“Ushtria do të godasë vendet dhe do të vazhdojë t’ia heqë lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo, duke e zhveshur atë nga aftësitë bërthamore dhe sistemet e armëve”, theksoi Katz.
“Diktatori iranian po e shndërron Teheranin në Bejrut dhe banorët e tij në pengje për hir të mbijetesës së regjimit të tij”, shtoi Ministri i Mbrojtjes i Izraelit.
Ka shkuar në 128 numri i të vdekurve në Iran nga sulmet izraelite.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, rreth 900 persona të tjerë janë plagosur.
Televizioni shtetëror iranian raportoi dje se 60 persona, përfshirë 20 fëmijë, u vranë në një sulm izraelit ndaj një ndërtese në Teheran.
Guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor tha se 31 persona kanë vdekur atje, përfshirë 30 ushtarakë dhe një anëtar të Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane.