Rritet numri i bizneseve të reja që janë regjistruar në zonat turistike. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Referuar të dhënave, numri i bizneseve të reja të regjistruara në zonat turistike për periudhën 1 qershor – 13 gusht ishte 58% më shumë se një vit më parë. Shifrat i përkasin subjekteve të reja të regjistruara në Drejtorinë Tatimore Rajonale Durrës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.