Fashion Gossip Health & Beauty Showbiz

Sa misterioze kjo vajzë, Adele dhe vathët e saj me planetin e Saturnit bëjnë xhiron e rrjetit!

Gjatë koncertit të saj special “Adele One Night Only”, këngëtarja e njohur britanike Adele përshtati tatuazhin e saj të Saturnit me vathët e markës Schiaparelli në formën e të njëjtit planet. Ajo e kombinoi aksesorin e mbuluar me perla, në formë planeti me një fustan të zi të stiluar gjithashtu nga drejtori kreativ i markës Schiaparelli, Daniel Roseberry.

Fansat e donin shkëlqimin e yllit me temën e Saturnit, me një postim në Twitter që shkruante:

Nëse astrologjia nuk është e vërtetë, atëherë shpjegoni vathët e Saturnit të Adeles dhe tatuazhin e Saturnit ndërsa performonte albumin e saj të kthimit (frymëzuar nga kthimi i saj në Saturn) në një planetar.

https://twitter.com/LisaFrame/status/1460067180721192961?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1460067180721192961%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fadele-vendos-vathe-planetin-e-saturnit-per-tiu-pershtatur-tatuazhit-te-saj-kuptimplote%2F

Ajo diskutoi për tatuazhin e saj planetar gjatë intervistës së saj të fundit në ‘Vogue’, duke i thënë revistës se rëndësia e tij i ka rrënjët në astrologji. Në astrologji, një kthim i Saturnit i referohet momentit kur Saturni është kthyer në vendin ku ishte kur keni lindur, që zakonisht ndodh midis moshës 27 dhe 30 vjeçare.

Ndërkaq, Adele gjatë koncertit të saj ka ndihmuar një burrë në mënyrë që t’i propozonte për martesë të dashurës së tij. Gjatë turneut promovues për albumin e ardhshëm “30”, këngëtarja britanike performoi disa nga hitet e saj më të mëdha. Koncerti, i cili përfshinte yje si Lizzo, Seth Rogen dhe Melissa McCarthy, u regjistrua si pjesë e një specialeje dy-orëshe të quajtur “One Night Only” që u transmetua të dielën në CBS.

Gjatë koncertit, Adele u sigurua që audienca të shikonte dhe një propozim surprizë në skenë që ishte orkestruar më parë. Adele i kërkoi audiencës që të qëndronte në heshtje ndërsa Quentin, e çoi të dashurën e tij, Ashley, në skenë me sytë e mbyllur. Ashley u shtang kur e gjeti veten përballë një turme ndërsa Quentin u ul në gju.