Në kulmin e debateve, rreth ndryshimeve të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, përplasen në distancë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit tha sot se Serbia s’mund të prekë asnjë pëllëmbë të tokave shqiptare. Por Hashim Thaçi u kundërpërgjigj menjëherë me fjalët “se nuk pranon këshilla nga ata që populli i ka larguar me votë masive nga pushteti, ata që janë përfshirë në kontrabandë nafte në kohën e Millosheviçit, apo ata që strehuan vrasësin e shqiptarëve të Kosovës, Arkanin.