Producenti i njohur Benny Blanco ka reaguar me humor ndaj komenteve dhe talljeve që shpërthyen në internet, pasi një video ku shfaqeshin këmbët e tij të pista u bë virale.
Pamjet ndezën menjëherë debat në rrjetet sociale, ku shumë përdorues nisën të vinin në dyshim edhe higjienën personale të producentit.
Blanco vendosi t’u përgjigjej thashethemeve në podcastin e tij, Benny’s Friends Keep Secrets.
Në bisedë ishte i ftuar edhe miku i tij i vjetër, Ed Sheeran, i cili nuk humbi rastin për të bërë shaka me situatën.
Edhe unë jam si ty. Duket sikur nuk mbaj erë të mirë
-tha Ed me humor, përpara se të shtonte:
Por ti je njeriu që mban erën më të mirë nga të gjithë që njoh.
Blanco iu përgjigj menjëherë me batutë:
E di! Unë mbaj erë të mirë edhe kur nuk bëj dush.
Biseda u bë edhe më komike kur të dy filluan të ngacmonin bashkëprezantuesin e podcastit, reperin Lil Dicky.
Në një moment, pasi Ed ndjeu erën e kërthizës së tij, ai shpërtheu në shaka:
Kjo është si vrima e të pasmeve. A mund të më japë dikush diçka që ta largojë këtë erë?
Sa i përket videos që bëri xhiron e internetit, Blanco dha edhe një shpjegim gjatë një paraqitjeje në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, duke thënë se ambienti ku xhirohej ishte arsyeja pse këmbët e tij dukeshin të pista.
Është faji i ambientit ku xhirojmë. Nuk është faji im
-u shpreh ai, duke shtuar me humor:
Kam këmbë shumë të mira. Dikush të bëjë zoom te këmba ime. Shikojeni, është e pastër!
Megjithatë, pavarësisht zhurmës në internet, producenti thotë se ka dikë që e vlerëson nga koka te këmbët, bashkëshorten e tij, Selena Gomez.
Aktorja e serialit “Only Murders in the Building” u shfaq në podcast dhe në një moment, për habinë e të gjithëve, i puthi gishtin e këmbës.
Të pëlqeu kjo?
-e ngacmoi Benny, ndërsa Selena reagoi duke qeshur:
Mos e bëj këtë një moment!
Duke folur për marrëdhënien e tyre, Blanco tha se e sheh Gomez si një grua të fortë dhe të pavarur, ndërsa shtoi se përpiqet të mos e shikojë vazhdimisht me sy të dashuruar.
Kur e pashë që më puthi gishtin e këmbës, ma bëri ditën më të bukur
-u shpreh ai.