Vijon aktiviteti sizmik në Bulqizë, ku dy ditë më parë, një tërmet me magnitudë 5.1 dëmtoi dhjetra shtëpi në bashkitë e Qarkut Dibër. Në orët e para të mëngjesit: në 03:15 e 03:24 minuta, u regjistruan dy lëkundje të magnitudave 2 dhe 2.4. Epiqendra e tyre ishte në veri të Bulqizës, në thellësitë 19 e 24 km. Për momentin, nuk ka njoftime për dëme.