Drejtori i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, tha se policia rrugore do të vijojë kontrollet për tejkalim shpejtësie me qëllim garantimin e jetës së qytetarëve dhe parandalimin e aksidenteve. Ai njoftoi edhe një risi në evidentimin e shkeljeve siç është dhe vrojtimi me dron. Tola vuri theksin tek mobilizimi i policisë rrugore në këto ditë të nxehta vere në aktivitetet që po zhvillohen në jug, siç është edhe pelegrinazhi në Malin e Tomorrit ndërsa kishte edhe një thirrje për qytetarët. Ndërkaq ai tha se: Vijoj të ftoj çdo qytetar dhe drejtues mjeti të denoncojnë në numrin falas 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Digital” duke dërguar imazhe dhe foto mbi shkeljet që ndeshin në akset rrugore, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave etj, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë së Shtetit.