Shembja e urës në Xhenova nuk ishte fatalitet, por gabim njerëzor. Sipas prokurorit që drejton hetimet, Francesco Cozzi, e vetmja pyetje që kërkon përgjigje është se “Përse ndodhi?”. Përfaqësuesi i akuzës premtoi se do të bëjnë gjithçka munden për të zbardhur shkaqet e shembjes së urës Morandi, mesditën e djeshme.