Një konflikt midis dy vëllezërve ka përfunduar me përdorimin e thikave ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në rrugën “Meme Meto” në Tiranë, ku dy vëllezërit janë konfliktuar për motive të dobëta . I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur autorin dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë veprime të mëtejshme.