Analistët politik e cilësojnë mjaft të “çuditshme” dhe të dyshimtë hapjen e debatit për këmbim territoresh Kosovë-Serbi në këtë fazë ku ndodhen negociatat. Analisti Blerim Burjani tha se “ky debat është mjaft i rrezikshëm për rajonin, duke pasur parasysh që Ballkani ka plot telashe historike dhe etnike. Edhe Johanna Deimel, eksperte e Ballkanit pranë Shoqatës së Studimeve për Evropën Juglindore, thotë se ndryshimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve është një përshkallëzim i rrezikshëm. Ndërsa Daniel Server, e cilëson idenë e “korigjimit të kufijve” një ide të keqe koha e të cilës mos ardhtë kurrë. Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011.