Në çerdhen nr.14 në Tiranë, në lagjen “Ali Demi” sot në mëngjes shpërtheu një bombul gazi. Nuk raportohen të lënduar, ndërsa zjarrfikësit ndërhynë për të shuar zjarrin. Ende nuk jepen shumë detaje, përveç faktit se shpërthimi u shënua në dhomën ku rrinë bombulat e gazit.