Aktualitet

Shtohet fluksi i lëvizjeve në akset drejt plazheve

Policia njofton se ka trafik të shtuar, por jo bllokim në rrugët hyrëse, në drejtim të Velipojës, Shëngjinit, Tales, Gjirit të Lalzit e Vlorës. Aksi Kryqëzimi i Milotit-Lezhë, paraqitet shumë i ngarkuar. Drejtuesit e automjeteve këshillohen të shmangin parakalimet e gabuara, si dhe të moderojnë shpejtësinë. Ndërkaq, për të përballuar fluksin e lëvizjeve, në pikëkalimet e Murriqanit e të Morinës, punohet me procedura të përshpejtuara.