Celebrities

Si të festojmë ditëlindjen në kushte pandemie, këtë na e zbulon Kida

Këngëtarja shumë e dashur e publikut, ajo që lançon hit pas hiti feston sot më 21 dhjetor ditëlindjen dhe sot ajo mbush 23-vjeç. Fatkeqësisht për Kidën fati nuk e deshi që të organizonte një festë madhështore si pasojë e COVID-19, edhe për shkak se ditëlindja e saj përkon me pragun e festave të fundvitit.

Megjithatë, artistja arriti të kalonte një mbrëmje super në prani të shoqërisë së saj të ngushtë. Ylli i muzikës qëndroi në shtëpinë e saj ku të ftuar ishin mikeshat e ngushta në një darkë private por shumë të bukur. Festa e saj e vogël mund t’ju frymëzojë dhe juve për të organizuar diçka të ngjashme.

Kida ka festuar deri në orët e para të mëngjesit, duke kënduar e kërcyer dhe disa nga këto momente ajo nuk ka ngurruar t’i shpërndajë edhe në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/CJCY2EGBI0u/