Fashion

Si të stiloni fundin që me shumë mundësi po e shihni kudo!

Sa herë që nis një sezon i ri ka një veshje që na bie më shumë në sy dhe se në forma të ndryshme e shohim thuajse kudo. Nëse jeni ‘fanse’ të fundeve dhe modeli më i fundit që duket se po pëlqehet shumë ‘asimetriku’ ju pëlqen, atëherë ne kemi zgjidhjen dhe kombinimet e duhura për ju.

Dukeqenëse, shumë nga fundet asimetrike kanë një volum ekstra, një ‘body’ i ngushtë do të ishte perfekt për t’u dukur sa më seksi.

Dyfishoje asimetrinë, duke kombinuar fundin me një këmishë me kopsa të kapur në anën më të gjatë të fundit. Ka diçka shumë tërheqëse për syrin në lidhje me këtë miksim dhe të kombinuarit dy gjëra asimetrike mund të krijojë një formë simetrie në vetvete.

Fundi i gjerë ‘maxi’ që thekson belin dhe më pas ‘rrjedh’ lirshëm përgjatë këmbëve është ideja perfekte për këto ditë të nxehta. Një fund klasik shoqëruar me ndonjë kanatjere të shkurtër që ju bën të ndiheni mirë dhe rehat, thjesht e hidhni në trup dhe jeni gati për të dalë.

Ky kombinim është diçka më e veçantë. Mund ta vishni në mbrëmjet kur dilni në darkë gjatë pushimeve tuaja dhe ne ju sugjerojmë të përzgjidhni ngjyra të çelura pastel për të vënë nxirjen e trupit tuaj sa më në pah. Vishni një palë taka dhe tërhiqni vëmendjen e të gjithëve!