Aktualitet Politikë

“S’ka më paralajmërime, të hënën nis sekuestrimi i bulmetit pa faturë”, Rama me kryetarët e bashkive: Takohuni edhe me ata tre-katër miq që kemi nga dikur opozita!

Kreu i qeverisë Edi Rama mbajti sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

LEXO EDHE: Politico ironizon Nigel Farage: 9 gjërat që do të bëjë sapo të mbërrijë në Shqipëri!

Rama edhe një herë tha se nga dita e hënë e kësaj jave nuk do të ketë më paralajmërime, por direkt sekuestrim të çdo produkti qumështi dhe bulmeti që shitet pa faturë, në mënyrë që të rritet kontrolli për cilësinë.

Ndërkohë ai tha se tryeza të tilla duhet të zhvillohen edhe me grupe më të vogla duke u bërë thirrje të gjithë drejtuesve të qarqeve që të bashkëpunojnë me kryetarët e bashkive, një thirrje që ua drejtoi edhe përfaqësueseve të opozitës.

LEXO EDHE: Ultimatum kryebashkiakëve, Rama: Shkarkoni kryetarët e njësive administrative!

“Drejtoria e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë më, sepse nga java e ardhmes do të konfiskohet çdo shishe qumështi dhe bulmeti pa faturë, është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor është edhe e rrezikshme në këtë fazë të vitit dhe me këto temperatura të larta, sepse mund të shkaktojë helmime që mund të evitohen. Nga e hëna e ardhshme nuk kemi më paralajmërime për vetëm sekuestrime në dyqane dhe në tregje’, tha Rama.

‘Ndani plehrat në burim’, Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një ‘shekull’ tjetër në sensin e përkatësisë europiane

Në takimin me kryebashkiakët e vendit, kryeministri Edi Rama kërkoi me vendosmëri që pushteti vendor të përqëndrohet më shumë në trajtimin e mbetjeve, ku si shembull suksesi në këtë drejtim, përmendi Bashkinë Berat.

“Të filloni të punoni për ndarjen në burim për riciklim e ripërdorim, se nuk mund të jetë kjo histori: hidh plehrat, mbulo kazanët me plehra dhe më pas merri e çoji në venddepozitim… Kjo është një sfidë e kalimit nga fshati në qytet, në kuptimin e të bërit nga një vend fshat në një vend qytet i Europës dhe i kalimit nga një shekull në një shekull tjetër në sensin e përkatësisë europiane. Një eksperiencë jashtëzakonisht të mirë në këtë drejtim, jo për plehrat e fshatit, por për plehrat urbane, ka Berati, që ka ndërtuar një pikë shumë mbresëlënëse riciklimi, dhe ajo duhet parë se nuk është një shkencë shumë e madhe”,- tha Rama.