Sot jepet masa e sigurisë për autorin e masakrës së 10 Gushtit në fshatin Resulaj të Selenicës. Pas rreth një ore, Ritvan Zykaj do të dalë para Gjykatës. 24-vjeçari akuzohet “Për vrasje në rrethana cilësuese të 2 apo më shumë personave”. Ai ekzekutoi me kallashnikov, 8 të afërm, mes të cilëve dy të mitur. Ndërkaq, në nderim të viktimave sot është shpallur ditë zie në Selenicë.