Aktualitet

Sot në orën 15:00 në Selinë e Partisë Demokratike zbarkojnë ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë

Sot në orën 15:00 në Selinë e Partisë Demokratike zbarkojnë ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë. Më herët diplomatja amerikane Yuri Kim i bëri thirrje opozitës të stopojë së vëni kushte të reja, dhe palët të mbajnë fjalën para shqiptarëve e të prodhojnë rezultat për Reformën Zgjedhore. Për ambasadorin Soreca, “Zgjedhorja” është kusht për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë në Selinë Blu, Lulzim Basha ka takuar ekspertët demokratë të Reformës Zgjedhore. Kjo lëvizje e kreut të Partisë Demokratike vjen pas dështimit të procesit, brenda afatit që përfundoi mbrëmë në mesnatë. Ndërkaq, në orën 14:00 Basha do të mbledhë aleatët për t’i informuar se si do të veprohet më pas.