Aktualitet

Sulmohet me gurë Ambasada e Kosovës në Suedi

Sulmohet me gurë ambasada e Kosovës në Suedi. Incidenti u konfirmua edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës e cila dënoi sulmin e ndodhur sot në mesditë. Ministria e Punëve të Jashtme kërkoi nga autoritetet e shtetit pritës, që të zbardhen sa më shpejt autorët e ngjarjes. Incidenti vjen në një kohë kur janë “ashpërsuar” debatet lidhur me tezën e “korrigjimit të kufijve”, hedhur së fundmi nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.