Duket se këngëtarja Taylor Swift ka ditur si të shfrytëzojë çdo moment të karantinës pasi mesnatën që lamë pas ajo publikoi një album surprizë.
30-vjeçarja vendosi t’i presë të gjithë në befasi duke lançuar “Folklore”, albumin e saj të 8-të muzikor me 16 projekte muzikore.
Këngët e këtij albumi jo vetëm që janë pritur shumë mirë nga fansat por ka marrë vlerësimet maksimale të kritikëve të cilët e kanë konsideruar gati perfekte.