Live From Tirana

Tea Dupi: “Egli nuk do të arrinte deri këtu pa Gjestin!”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Tea Dupi. Ajo ka komentuar mbi ngjarjet e ndodhura brenda “Big Brother VIP 4”, si dhe ka dhënë mendimin e saj për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Kush po luan mes Eglit dhe Gjestit?

Gjesti, padiskutim. Unë mendoj që edhe Egli nuk është pa lojë aty, sepse nuk mendoj se do të arrinte deri këtu vetëm nëse do të ishte pa Gjestin. Patjetër që dhe ajo luan. Megjithatë, unë mendoj që ka ndjenja. Sepse shpeshherë ti mund ta projektosh dikë për lojë, por edhe ta duash. Ajo i është përkushtuar “Big Brother VIP” vetëm me Gjestin. Fakti që ajo thotë që ‘po dole ti, unë do dal, nuk më duhet më këtu’, po jep mesazhin që ajo nuk ka asnjë motiv për të qëndruar në lojë. Pra ajo nuk është më lojtare.